Kronikë

SPAK kërkon dënim edhe për trafik droge, Tahiri rrezikon deri në 15 vite burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 14/04/22 |
Opi Nion

SPAK ka bërë rekurs në ë Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahirin, duke kërkuar që ky i fundit të dënohet edhe për akuzat e tjera të ngritura më aprë.

Si duket SPAK kërkon që ish-ministri Tahiri mos të vuaj vetëm dënimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por të dënohet edhe për trafik droge.

Gazetarja Klodiana Lala thë për “News24” se SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së dënimit për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, që të dënohen për “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, ndërsa marzhi i dënimit shkon deri në 15 vite burg.

Debati dhe lufta do të zhvillohet nga njëra anë nga Tahiri dhe Çela që këmbëngulin për pafajësi dhe nga SPAK. Lala tha se në kontaktin që ka pasur me avokatet e Tahirit dhe të Çelës, i kanë konfirmuar se në fundjavë do të paraqesin rekursin në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, akuza se kanë bashkëpunuar me grupin Habilajt në trafikun e drogës, është hedhur poshtë nga Tahiri dhe nga Çela.

Kujtojmë se Jaled Çela është liruar me kusht nga ana e gjykatës së Fierit, ndërsa Tahiri është duke vuajtur dënimin me 3 vite e 4 muaj në burgun e Fierit.

Pas