Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
4 vite burg ka kërkuar SPAK për ish deputetin socialist, Alqi Bllako.
Këto masa janë dhënë lidhur me hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë Eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në inceneratorin e Elbasanit dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në seancë sekuestrimin e 8 apartamenteve, 3 pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës dhe kantinën e verës së tij. Ndërkaq është vendosur që mbrojtja e të pandehurve të flasë më 1 Qershor.