Deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend shkresën e lënies së mandatit. Mësohet se në Kuvend ka mbërritur shkresa e deputetit socialist, i cili heq dorë nga mandati i tij si deputet i PS, për t’u përballur kështu me drejtësinë pa imunitet.
Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit por dorëheqja zyrtare ka shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit me postë.
Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi arrestimin e tij. Bllako rezulton të jetë i implikuar në çështjen e inceneratorit të Fierit./Opinion.al