SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.
Ajo akuzohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”.
Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli.
Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK.
Më herët në bankën e të akuzuarve kanë përfunduar ish-anëtari i KPA, Luan Daci dhe ish-kolegu i tij, Artan Hajdari.