Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK jep informacion zyrtar për arrestimin e Vangjush Dakos

2023/06/07 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
“Dosja 339”/ Vangjush Dako thirret në Prokurori, çfarë zbuluan përgjimet

Zbardhen akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për Vangjush Dakon dhe personat e tjerë të arrestuar ditën e djeshme.


“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 197 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve”, kjo e fundit e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personat që kanë për detyrë hartimin e tyre, të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 dhe 190/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 57 datë 06 Qershor 2023 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Vangjush Dako si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) herë.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Adhurim Qehajaj si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) here dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Ermal Lama si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fatmir Ejupi si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Adrian Bulku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fiqiri Fareuku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim  Adnand Toçilla si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

8. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Meri Semini Priftuli si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

9. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Ferzilet Hajderi si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

10. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Djana Dedja si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 06.06.2023 dhe 07.06.2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Vangjush Dako, Fiqiri Fareuku, Adrian Bulku, Adnand Toçilla, Meri Semini Priftuli dhe Ferzilet Hajderi. Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masave të sigurimit të caktuar ndaj katër shtetasve të tjerë.

Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

I. Në lidhje me faktin e parë të hetuar
Në lidhje me faktin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh të ndërtuar shoqëria “XXX sh.p.k.” ka rezultuar se kjo shoqëri ka paraqitur kërkesë për leje ndërtimi në Maj të vitit 2010, për një objekt 7-katësh.

Në datën 10 Shtator 2010 nga K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar vendimet për miratimin e destinacionit të sheshit të dhe leja e ndërtimit.

Pasi subjekti ka filluar punimet, në datën 20 Dhjetor 2010, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtese të katër kateve te objektit, dhe me vendimin e K.RR.T. Pranë Bashkisë Durrës të datës 28 Shtator 2011, kërkesa e tij për kate shtesë është miratuar, por formulari i lejes së ndërtimit, nuk është nënshkruar nga ish Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Ish Kryetari i K.RR.T – së (procedurë që njihet ndryshe dhe si zbardhja e lejes së ndërtimit), duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridike.

Nga hetimi është provuar se, pavarësisht kësaj, ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin Gusht 2012-Mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuara.

Gjatë ndërtimit të kateve V e vijues, I.N.U.V. pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhur.

Një vit e gjysëm pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 Tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj Bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e verteta.

Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar diçka e tillë.

Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar çertifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet të cilës është siguruar regjistrimi i pronës.

Në muajin Nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëm.
Pra rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar.

Nga sa më sipër, ish Kryetari i Bashkisë Durrës V.D., Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit A.Q. Arkitekti E.L., projektuesja M.P. topografët F.E. dhe A.B. gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje.

II. Në lidhje me faktin e dytë të hetuar
Ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës V.D. ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit A.Q., A.T. D.D. dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994.

Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Është shpalluar procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhërin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim V.D. dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX sh.p.k.”.

Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshem buxhetor.

Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.

Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë.

Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim V.D. A.Q., D.D., A.T. kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të K.Penal”, thuhet në deklaratë./Opinion.al

Etiketa: spakVangjush Dako


Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
“Parajsa e panjohur e Mesdheut”, media spanjolle flet për plazhet e Shqipërisë

"Parajsa e panjohur e Mesdheut", media spanjolle flet për plazhet e Shqipërisë

SPAK regjistron procedimin penal ndaj Mediut, pas vendimit të GJKKO

“Gërdeci”, GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në proces

Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati: Arritje pas një lufte të gjatë

Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati: Arritje pas një lufte të gjatë
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com