SPAK mori këtë të mërkurë të pandehur Jamarbër Malltezin.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte në SPAK ku iu komunikua akuzat në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, të cilat para gazetarëve i cilësoi si gënjeshtra.
“Pashë disa shërbëtorë të Edi Ramës të tmerruar. Nuk flisnin dot, nuk shikonin në sy. Kanë dhënë një aktakuzë e cila përmban gënjeshtra të trasha”, tha Malltezi.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.