Sot në orën 16:00 është mbledhur përsëri Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.
Gjatë mbledhjes ka patur debate mes deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, paso kjo e fundit kërkoi që çështja “Ahmeta” të shkojë në seancë parlamentare ditën e hënë.
Një kërkesë e tillë është refuzuar nga Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se po i jep më shumë kohë Ahmetajt.
Ish-zëvendëskryeministri përfaqësohet në Këshillin e Mandateve nga avokatët e tij, ndërsa vet ndodhet jashtë Shqipërisë, por vendodhja e sakt mbetet mister.
Avokatët kanë deklaruar se Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare, pa i specifikuar ato./ Opinion.al