SPAK do të marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn.
Sipas një fletëthirrje të mbërritur në burgun e Durrësit, thuhet se Erion Veliaj së bashku me avokatët e tij duhet që të paraqiten ditën e nesërme në orën 11:00 në ambjentet e SPAK.
Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës, që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Ai është i akuzuar për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.
Në të njëjtën dosje penale, SPAK po heton edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 4 biznesmenë të tjerë.