Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK dërgon për gjykim 9 të pandehurit si pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut, ja akuzat 

2024/11/11 at 3:27 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë Euro, SPAK përfundon hetimet për 7 të akuzuarit (Emrat) 

SPAK dërgon për gjykim nëntë të pandehurit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut. 


Në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal qëndron personi nën hetim, Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon atë, kurse pjesëtarë të këtij grupi janë të pandehurit Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini. 

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet se ka kryer veprat penale si më poshtë: 

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më datë 05.04.2021 në Lushnjë; 

“shkatërrimi i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më datë 29.05.2021, ora 02:15, lagjia “Gafurr Muço”, pallati Nr.4, Lushnjë; 

“vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21.15, në Tepelenë; 

“vrasje me paramendim” e ndodhur më datë 02.06.2021, me viktimë Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 13.06.2021, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë; 

“vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021; 

“vrasje për gjakmarrje” me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021; 

“vjedhje me armë” e automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant-bar-restorant Palmanova,Tiranë; 

“vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje; 

“shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës; 

“shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje; 

“shkatërrim i pronës me eksploziv” sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje; 

“vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, e ndodhur më datë 22.02.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës); 

“sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës në Lushnjë, në periudhën prill-maj 2023; 

“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në mjedisetë hapura për publikun; 

“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’në sasi të mëdha; 

Krahas pjesëtarëve të grupit kriminal të përshkruar më sipër, hetimi ka provuar përfshirjen në kryerjen e krimeve edhe të të pandehurve si më poshtë: 

I pandehuri Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, e ndodhur më datë 01.06.2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Çajup Selimi; 

I pandehuri Mariglen Topuzi, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer në dëm të Fridman Xhaferraj, më datë 02.06.2021, trupi i të cilit u gjet më pas (datë 13.06.2021) tek rezervuari i Gjançit; 

I pandehuri Idriz Manej akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit’’, i vrasjes së Fridman Xhaferaj, ndodhur më datë 02.06.2021 në Korçë, trupi i të cilit u nxorr pas disa ditësh nga rezervuari i Gjançit; 

I pandehuri Enriko Xhahysa, akuzohet si bashkëpunëtor me Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Laert Haxhiu etj persona të paidentifikuar, në vrasjen për gjakmarrje në dëm të Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021; 

I pandehuri Bledar Berberi akuzohet dhe për “mbajtje pa leje e ofrim për shitje të armëve e municionit’’, para ngjarjes së datë 27.12.2021, në Gjocaj, Peqin, ku u vra Albi (Dijonist) Bashaliu; 

I pandehuri Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerjen i vetëm të veprave penale “vjedhje me armë” e pikës së këmbimit valutor, në pronësi të Shezai Çobo, në rrugën Tom Plezha, Astir, Tiranë, më datë 24.06.2023 dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, në mjedise të hapura për publikun, në rastin arrestimit të Artan (Marjus) Tafani, më datë 24.09.2023, tek Hotel “Rio”, në autostradën Lushnje-Fier, lagjia Saver. 

SPAK ben me dije se është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal, ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. 

I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. 

Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive. 



Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Mbyllet gara, ja 12 emrat për drejtor të policisë në qarqe 

Mbyllet gara, ja 12 emrat për drejtor të policisë në qarqe 

Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit 

Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit 

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
















TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com