Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK çon në Gjykatë ‘339’, nën akuzë Avdylajt dhe vëllai i Arben Ndokës

2020/01/20 at 12:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK çon në Gjykatë ‘339’, nën akuzë Avdylajt dhe vëllai i Arben Ndokës

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjen 339 për trafikun e drogës.


Në njoftimin e saj rezultojnë 25 të pandehur me akuza të rënda nga trafiku i drogës, grupi i strukturuar kriminal, pastrimi i parave, etj. Mes këtyre të pandehurve janë dhe Astrit Avdyli i cili figuronte në përgjime telefonike duke biseduar me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Po ashtu në cilësinë e të pandehurit është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.

Në dosje flitet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar “pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal, hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro”.

Dosja ‘339’ është ndarë në dy pjesë, ku njëra heton trafikun e drogës ndërsa ‘339/1’ heton krimin elektoral.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b’’, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.  Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Kurti nuk takohet me Thaçin, dekreti i shkon në zyrë me postë

Kurti nuk takohet me Thaçin, dekreti i shkon në zyrë me postë

Dështon seanca ndaj Shullazit, shtyhet sërish hapja e procesit në Apel

Dështon seanca ndaj Shullazit, shtyhet sërish hapja e procesit në Apel

Abuzoi seksualisht me një minorene, në pranga 18-vjeçari

Abuzoi seksualisht me një minorene, në pranga 18-vjeçari
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com