Është arrestuar ish-ministri Lefter Koka. Mësohet se SPAK ka bërë arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.
Ky i fundit ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit, i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit, kandidoi nën siglën e PS ku dhe u zgjodh deputetë në Durrës, por dorëzoi mandatin para se qeveria e re Rama të niste punimet.
Mësohet se ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas vendimit të GJKKO.
Bëhet e ditur se ish-ministri u arrestua pas hetimeve për dosjen e inceneratorëve.
Koka ka mbajtur postin e ministrit nga viti 2013-2017, dhe deputet i PS, 2017-2021./Opinion.al