Në seancën e sotme plenare, deputeti i PD-së Edmond Spaho replikoi me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali pas akuzave të kësaj të fundit në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Spaho në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria nuk mund të akuzojë opozitën për vrasje. Po ashtu ai iu drejtua Spiropalit duke i thënë se ty nuk të vret njeri pasi nuk vlen.
“Doja të qetësoja zonjën Spiropali, pa merak, ty nuk të vret njeri se nuk vlen”, tha Edmond Spaho.
Më herët Spiropali tha: “Një shprehje thotë se historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë si tragjedi dhe njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur se kur qeverisnit i bëntë njerëzit për të qarë. Të dëgjojmë këtë batare fjalësh nga hall i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është marrë peng nga dy persona si ata grabitësit e bankës që mbajnë peng personelin në bankë për të shpëtuar paratë e tyre dhe për të siguruar arratinë. Nuk ndryshon hall i tyre dhe këta i përgjigjen hallit dhe jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit, çfarë përfaqësimi për çfarë po flet”.