Politikë

Spaho përplaset në Kuvend me Manjën: Bëhu aq burrë sa Elisa Spiropali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 06/10/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Edmond Spaho dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja janë përfshirë në një debat Parlament.

Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Më tej deputeti demokrat tha me ironi se Manja duhet të tregohet aq “burrë” sa ministrja Elisa Spiropali.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Pjesë nga debati:

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën  në sallë Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju.

Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

Pas