Më shumë se me mazhorancën, deputetët e PD janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë seancës së sotme parlamentare.
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për përjashtimin e disa prej deputetëve nga grupi parlamentar i PD.
Spaho kërkon “llogari” se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.
“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse? Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho në Kuvend.