Aktualitet

Spahiu: I djegim në kazanë plehrash politikanët e inkriminuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 22/05/16 |
b.f

Aleanca Kuqezi ka mbajtur një protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nën moton “tenderi i pastrimit të politikës shqiptare”.

Shkak për këtë protestë kanë qenë formularët e dekriminalizimit të zyrtarëve shtetërore, ku disa drejtues vendorë dhe deputetë kishin ndërruar emrat.

Kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu foli me tone të ashpra në protestë. Ai tha se Kuvendi është i mbushur me prostituta dhe kriminelë.

Ai madje tha se populli vetë do t’i djegë në kazanë plehrash politikanët me shumë emra që nuk largohen nga Parlamenti deri në vjeshtë.

“Populli do t’i fusë dhe do t’i djegë në kazanë plehrash politikanët e korruptuar nëse nuk largohen nga Parlamenti. Ne do të djegim Kuvendin me kazanë plehrash nëse këta nuk largohen”, tha Spahiu.

Ai më pas akuzoi kryeministrin Rama se kërkohet nga Policia franceze, ndaj edhe ka ndërruar emrin.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Nje rrugac me shume,nje hajdut ordiner qe kerkonte mijra euro per nje deputet,askush se beson kete pjelle kopile.

Pas