Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Space X shkruan histori! Dërgon në hapësirë raketën e ricikluar

2017/03/31 at 12:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Space X shkruan histori! Dërgon në hapësirë raketën e ricikluar

Cape Canaveral, Florida – Raketa Falcon 9 e SpaceX u ngrit mbrëmë në Kennedy Space Center të NASA-s në një mision të paparë të dytë për të dërguar një satelit në orbitë, duke dëshmuar ripërdorimin e raketës.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme për industrinë e hapësirës”, ka thënë CEO i SpaceX, Elon Musk menjëherë pasi raketa u kthye poshtë.

“Kjo do të thotë që ju mund të fluturoni dhe të fluturoni përsëri me të njëjtin ngritës të raketës në orbitë, e që është pjesa më e shtrenjtë e raketës. Ky do të jetë në fund të fundit një revolucion i madh në fluturimet në hapësirë”, përfundoi Musk, raporton Space.com.

Ky lansim do të ishte krejt i zakonshëm sikur mos të bëhej fjalë për një detaj që në fakt nënkupton revolucion në industrinë hapësinore. Fjala është për ripërdorimin e raketës që ka një kosto shumë të madhe, që në rastin e Falcon 9 sillet rreth 35 milionë dollarë.

Për të kuptuar se për çka bëhet fjalë merret shembulli i udhëtimeve me Aeroplan. A mund të mirret me mend se sa shtrenjtë do të ishin biletat e udhëtimit për udhëtarët nëse aeroplani do të hidhej në oqean pas përfundimit të udhëtimit. Pra dhjetëra apo qindra milionë dollarë do të hidheshin në oqean pas secilit fluturim dhe aeroplani do të ishte i papërdorshëm. Kështu ka qene edhe me raketat që hedhin objekte në hapësirë.

Pasi qe hidhnin objektet e parapara në hapësirë, raketa kthehej në tokë duke u përplasur në oqean dhe duke humbur dhjetëra apo edhe qindra milionë dollarë. Me teknikën e re të SpaceX tani fillon epoka e re që do të inicojë revolucion të paparë në këtë fushë pasi kjo kompani ka arritur që të zotërojë teknologjinë e kthimit të kontrolluar të raketës pasi që ka hedhur në hapësirë objektet që kishte në plan.

Raketa Falcon 9 që fluturoi mbrëmë ne hapësirë kishte fluturuar edhe vitin e kaluar dhe ishte kthyer në mënyre të kontrolluar në një platofrmë në oqean dhe pastaj ishte dërguar në ambientet e kompanisë ku ishte bërë gati për fluturimin e dytë i cili rezultoi me sukses dhe përseri u kthye në mënyrë të kontrolluar në platofrmën oqeanike “Of Course I Still Love You”, duke realizuar kështu ëndërrën e shefit të SpaceX, Elon Musk, ndonëse askush nuk kishte besuar në një operacion të tillë ekstremisht kompleks, duke e quajtur si të pamundshëm.

Me arritjen e ripërdorimit të raketave, do të ketë ulje drastike të çmimeve për vajtje ardhje në hapësirë duke hapur mundësi të mëdha në fushën e teknologjive, eksplorimit të hapësirës, planeteve, apo edhe shfrytëzimit të rezervave enorme të metaleve të shtrenjta në asteroidë, ku vetëm njëri prej tyre është vlerësuar se ka rezerva të platiniumit në vlerën e 5.000 miliardë dollarëve apo më shumë se një e treta e tërë bruto prodhimit vendor në SHBA./GazetaExpress/

Etiketa: e ricikluarelon muskhapesireraketespace x

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Ja rastet kur seksi zgjidh gjithçka

Rrëfimi në “The Sun”: Bëj seks me burrin që dashuronte motra, tani ndihem...

Video/ Rrëzimi spektakolar i Presidentit të Libanit që po shkakton të qeshura në internet

Video/ Rrëzimi spektakolar i Presidentit të Libanit që po shkakton të qeshura në internet

Revoltohet Basha: Mediat qeveritare interpretojnë siç ju do prapanica…

Revoltohet Basha: Mediat qeveritare interpretojnë siç ju do prapanica...

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com