Ditën sotme Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj.
PD njofton se do të zhvillojë sot në orën 14:00 një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen kandidaturat e kryetarit Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.
Më pas, pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar kandidaturat, proces i cili do të nisë në orën 17:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike.