Nazim Bandula, 55 vjeç është viktimë e një atentati me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
55-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte kafen e mëngjesit në një lokal të vogël në lagjen. Kjo është hera e dytë që Bandula bie pre e një atentati, pasi rreth dy vite më parë atij iu vendos një sasi tritoli në automjetin “X5”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në dhjetor të 2020, ku viktimës Nazmi Bandula i shpërtheu tritoli në automjeti i tij të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Fatmirësisht brenda automjetit nuk kishte persona dhe nga shpërthimi u shënuan vetëm dëme materiale.
Asokohe, Bandula tha në polici se nuk e kishte idenë se kush ia ka vendosur tritolin në automjetin e tij.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë problem apo konflikt me ndonjë person, që mund të çojë deri në këtë ngjarja./Opinion.al