Sot themelohet partia e re e Ben Blushit se cila do të quhet “Libra”. Blushi dhe Hafizi u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet sot pasdite tek Akademia e Arteve. “Njerëzit e lirë nuk kanë nevojë për ftesë”, shkruan Blushi në një status në facebook. Ndërsa deputetja Hafizi shkruan se “do të jemi bashkë gardianë të parimeve dhe vlerave të lirisë”.
Statusi i Blushit
SOT TË GJITHË TE LIBRA.
ORA 18.00 AKADEMIA E ARTEVE.
NJERËZIT E LIRË NUK KANË NEVOJË PËR FTESË!
Statusi i Hafizit
Miq, sot nis rrugëtimin organizata jonë politike, Lista e Barabartë, LIBRA.
Ejani dhe ju, bëhuni pjesë e LIBRA-s!
Bëhuni mendja dhe forca e saj !
Të jemi bashkë gardianë të parimeve dhe vlerave të saj të Lirisë, Drejtësisë, Barazisë, Dinjitetit dhe Solidaritetit!
Sot, ora 18, Akademia e Arteve, Tiranë.