Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati do të jenë dy avokatët e caktuar nga shteti për mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sot pritet të zhvillohet në GJKKO seanca e radhës për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin. Kujtojmë se dy ditët e kaluara kjo seancë ka dështuar.
Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.