Aktualitet

Sot, seanca e fundit,deputetët që s’do jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:32 - 07/07/21 |
Opi Nion

Seanca e 7 Korrikut do të jetë edhe seanca e fundit në Kuvendin e Shqipërisë për shumë deputetë të kësaj legjislature.

Kanë qenë 28 deputetë të kësaj legjislature që u mbyll, të cilët kandiduan për një tjetër mandat në zgjedhjet e 25 Prillit por nuk arritën që të fitonin një vend ne Kuvend për katër vitet e ardhshme. Emra të njohur me një karrierë të gjatë politike nuk do të jenë pjesë e Kuvendit si Mimi Kodheli apo Pandeli Majko.

Krahas atyre që nuk fituan, pjesa dërrmuese e opozitës së re, një grup tjetër nga aktual i PS-së nuk do të jenë më në shtator, pasi nuk u kandiduan në 25 Prill, pra nuk ishin pjesë e listave të kandidatëve si: Ditmir Bushatit, Angjeli, Ulqini, Shameti, Jaku, Hyseni, Xhindi.

Kujtojmë se disa të tjerë si, Vasilika Hysi, Eglantina  Gjermeni apo dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosën që të largoheshin vetë pas një karriere të gjatë politike.

Deputetët që nuk  fituan një tjetër mandat në 25 Prill

Lir Beqaj

Artemis Malo

Edlira Bode

Enver Roshi

Fidel Ylli

Ervin Bushati

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Ylli Shehu

Spartak Braho

Eljo Hysko

Halit Valteri

Nimet Musaj

Artur Roshi

Adriatik Alimadhi

Andi Përmeti

Kostaq Papa

Selami Jenishehri

Kujtim Gjuzi

Edmond Stojku

Rudina Hajdari

Lefter Maliqi

Myslym Murrizi

Vasil Sterjovski

Elda Hoti

Zef Shtjefni

Korab Lita

 

Pas