Këtë të hënë pritet të prezantohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë një falenderim për punën e ish-tranjerit Edi Reja.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo pritet të nënshkruajë kontratën, e cila do të jetë 18 muaj me kushtin për ta kualifikuar Shqipërinë në finalet e Europianit 2024.
Trajneri brazilian pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e federatës Armand Duka.
View this post on Instagram