Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot para vetingut një gjyqtare e varfër, pasuria e saj është tkurrur vitet e fundit

2018/05/10 at 9:38 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot para vetingut një gjyqtare e varfër, pasuria e saj është tkurrur vitet e fundit

Prej 16 vitesh gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, Manjola Xhaxho është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të saj për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Xhaxho do të përballet këtë të enjte në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që përfaqësohet në këtë proces nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Manjola Xhaxho-ndër të pakëtat gjyqtare që ka shënuar zvogëlim të pasurisë së saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Manjola Xhaxho zotëronte një pasuri me vlerë rreth 5.6 milionë lekë (të reja) në vitin 2003. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj rezulton të jetë rreth 2.9 milionë lekë (të reja) ose 1.9 herë më e ulët se viti fillestar i deklarimit.

Rrudhja e pasurisë së zonjës Xhaxho lidhet me një apartament të deklaruar prej saj si pronë në vitin 2003, të cilin më pas ua ka falur prindërve. Apartamentin e blerë për 5 milionë lekë me burim të deklaruar “dërgesa monetare nga vëllai”, Xhaxho e ka rivlerësuar në vitin 2011 në 13.3 milionë lekë dhe më pas ua ka falur prindërve me kontratë dhurimi.

Të ardhurat e gjyqtares Xhaxho vijnë kryesisht nga paga nga funksioni dhe mësimdhënia, të cilat përbëjnë së bashku rreth 78 për qind të të ardhurave. Përgjatë karrierës së saj, të ardhurat totale të zonjës Xhaxho kapin vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zonjës Xhaxho, 13 deklarata pasurie iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, nga të cilat njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Gjyqtarja Xhaxho rezulton me një shumë të pambuluar prej rreth 96 mijë lekësh në vitin 2011. Kjo diferencë negative lidhet edhe me faktin se Xhaxho nuk ka deklaruar të ardhura nga funksioni në të njëjtin vit.

Etiketa: Manjola Xhaxhopasuriaveting

Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Mediat zbulojnë lidhjen e Eleni Foureira me futbollistin spanjoll

Mediat zbulojnë lidhjen e Eleni Foureira me futbollistin spanjoll

Turi bën ofertën e “çmendur”. 5000 euro ose një natë me Egin, por ja çfarë duhet të bëni

Turi bën ofertën e “çmendur”. 5000 euro ose një natë me Egin, por ja çfarë duhet të bëni

Paris-soir (1935) : Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore që prej kohës së Gëtes

Paris-soir (1935) : Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore që prej kohës së Gëtes

TE FUNDIT

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com