Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm më 3 dhe 4 nëntor në Beograd për takimet e radhës për nismën rajonale “Open Balkan”.
Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov.
Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, partia e të cilit pësoi humbje, u dorëhoq.
“Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen./Opinion.al