Ditën e sotme 130 mijë studentë në të gjitha ciklet nisin vitin e ri akademike online në universitetet publike dhe private, ndërsa 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.
Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se për shkak të pandemisë COVID-19, universitetet do të zhvillojnë për një muaj mësim online.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka theksuar se universitetet i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar mësimin online dhe në auditore.
Pas një muaji do të vlerësohet situata e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë dhe më pas do të ketë një vendim të dytë për të universitetet, nëse mësimi do të vijojë online apo në auditore.
Po ashtu, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka deklaruar se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi po shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00./ Opinion.al