Sot në mesditë në orën 14:00 do të luhen takimet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Shumica e ndeshjeve do të jenë thjesht formalitet pasi ekipet e mëdha e kanë siguruar praktikisht kualifikimin që në takimet e para, madje një pjesë e tyre nuk do të…
Sot në mesditë në orën 14:00 do të luhen takimet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Shumica e ndeshjeve do të jenë thjesht formalitet pasi ekipet e mëdha e kanë siguruar praktikisht kualifikimin që në takimet e para, madje një pjesë e tyre nuk do të luajnë as në stadiumet përkatëse.
Të vetmet të mëdha që lanë gjithçka të hapur në ndeshjet e para janë Skënderbeu dhe Tirana, të cilat u ndanë në barazim me Butrintin dhe Sopotin përkatësisht, ndaj sot duhet të sforcohen disi për të kaluar në raundin tjetër. Kukësi dhe Laçi do të luajnë pa tifozë si pasojë e dënimit të Disiplinës, ashtu si dhe Partizani i cili luan nesër.