Këtë të shtunë pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Kuvendi pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Siç është bërë me dije edhe më herët nga selia blu, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.