Saimir Tahiri mbërrin i shoqëruar me makinën e policisë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë është shtyrë me disa minuta, pasi pritej të niste në 13:00.
Saimir Tahiri qendron prej dy javësh në “arrest shtëpie”, sipas një mase sigurie të caktuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, ndërsa sot në Apel do të vendoset nëse Tahiri do të vijojë të qendrojë me këtë masë, do të lirohet apo do të shkojë në burg siç kërkon prokuroria.
Kujtojmë se masa është apeluar nga avokati i cili kërkon që Tahiri të lihet në një masë më të butë, detyrim paraqitje, pasi sipas Maks Haxhisë nuk paraqet rrezik. Ndërsa prokuroria kërkon “arrest me burg”.
Dje ka reaguar edhe ambasadori amerikan Donald Lu i cili tha se po u bëhet presion gjyqtarëve.