Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot Maratona e Tiranës, rrugët ku kufizohet qarkullimi

2022/10/23 at 9:23 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Edicioni i 6-të i Maratonës nis për nxënësit e shkollave, nesër gara e madhe

Zhvillohet sot Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, që këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të. Në këtë garë marrin pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota dhe ajo është është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.


Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi’, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjon Luli”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.1 .Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga Elbasanit, rruga ”Luigj Gurakuqi”, rruga e Dibrës, rruga e Barrikadave, rruga “Mine Peza rruga e Kavajës nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”, kryqëzimin e rrugës së Elbasanit dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara :përkatësisht djathtas dhe majtas.
– Në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit të qarkullimit ne segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
– Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës së Durrcsit.
– Ne kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës së Kavajës.
– Ne rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
– Ne kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frasheri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim te detyruar ne funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.2. Itinerari i lëvizjes-së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. l/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e
Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi” Ëillson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës se “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I”.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – “Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. I0/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharre” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharre” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.
-Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

Në nisje të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se Tirana mezi pret të marrë edhe titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, teksa tregoi se ai këtë herë do të vrapoje për Special Olympics Albania.

“Jemi finalistë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Nëse do ia dalim, shpresoj si gjithmonë, do kemi më shumë ditë si kjo. Dua t’u japim një duartrokitje të gjithë atyre që kanë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët kudo ku janë. Shumë faleminderit 33 përfaqësuesve nga 33 shtete. Faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Shpresoj që do ktheheni prapë herën tjetër, me familjet, si turistë, si sipërmarrës dhe ndoshta, si rezidentë dhe shtetas të rinj të Republikës sonë. Secili ka zgjedhur një kauzë. Ju lutem shfrytëzoni edhe këto banaqet mediatike. Boll i kanë pasur analistët, ta zërë secili për kauzën e tij, të sensibilizojë njerëz, të flasë, të komunikojë, të tërheqë dëshmitarë dhe mbështetës, aktivistë të tjerë te kauza e tij! Unë këtë vit do vrapoj për Special Olympics Albania. Dua të falënderoj Landin që drejton Special Olympic, të gjithë çunat e gocat me aftësi ndryshe. Të gjithë janë engjëjt tanë dhe në qytetin tonë secili meriton sukses në bazë të talentit dhe mbështetjes që jep secili prej nesh, por cilado qoftë kauza ndihuni të lirshëm që ta promovoni dhe të rekrutoni të tjerë në kauzën tuaj”, u shpreh Veliaj.



Ju sugjerojmë

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 7:31 pm
Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto
Aktualitet

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

31 Maj, 2025 7:17 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

31 Maj, 2025 7:01 pm
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
Bota

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 Maj, 2025 6:49 pm
Para
Plagosja e 51-vjeçarit, arrestohet autori i dyshuar! Ndalohet edhe një tjetër

3 emigrantë të paligjshëm në Mercedez, 54-vjeçarja i ikën policisë me shpejtësi

“Learin e vrau policia”, thirret sot protestë. Berisha: Vdekje me dhunë

“Learin e vrau policia”, thirret sot protestë. Berisha: Vdekje me dhunë

Partia Komuniste mbështet Xi Jinping, i jep mandatin e tretë në krye të Kinës

Xi thyen traditën, fiton mandatin e tretë dhe promovon aleatët besnikë në Byronë Politike
















TE FUNDIT

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
31 Maj, 2025

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci kanë çelur sezonin turistik veror, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të zonave që e presin...

Lexo më shumë

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
31 Maj, 2025

Një “ish” ka ndëshkuar Interin në minutat e para. Hakimi me një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën...

Lexo më shumë

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
31 Maj, 2025

Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL)...

Lexo më shumë

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
31 Maj, 2025

Hamasi ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com