Pas 1 qershorit u mendua se situata Covid-19 në vendin tonë do të zbutej me më pak raste të reja ndërkohë që liri dalja do të kthehej në normalitet.
Megjithatë që atëherë duket si diçka nuk ka funksionuar siç duhet pasi nga 3 qytete me raste aktive tashmë harta është zgjeruar.
Por situata kishte nisur të ndryshonte për keq vetëm pak ditë para datës së hapjes. Më 27 dhe 28 Maj, në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ku ndodhet edhe spitali ku trajtohen të infektuarit me koronavirus u konfirmua një vatër e re.
Në 28 maj vetëm brenda QSUT kishte 20 të infektuar. Në ditët në vijim shumica e rasteve të reja do të regjistroheshin si raste të cilat kishin qenë në qendrën spitalore dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.
Sot, gjatë përdirësimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njoftoi jo për një po për dy rekorde të reja sa i përket shifrave të pandemisë. Jo vetëm numri i rasteve të reja është më i larti i regjistruar, 48 por edhe numri i rasteve aktive ka kapur majën.
Nga sot janë 389 persona aktivë me Covid-19 në vendin tonë. Numër i lartë paraqitet edhe ai i të shtruarve. Mbi 52 të shtruar janë regjistruar vetëm gjatë muajt Mars kur pademia ishte në fazat e saj më të egra. / Opinion.al