Sulmet terroriste në Paris dhe Beirut javës që shkoi kanë ecur paralelisht me një trend ne rritje të terrorizmit, por ato nuk janë në nivelin e tyre më të lartë.
Vdekjet nga terrorizmi botëror u rritën me 80% ne 2014-tën, me 32.868 njerëz të vrarë sipas një studimi të fundit. Studimi nënvizon se pavarësisht faktit se sulmet terroriste janë të përqendruara ne 78% të rasteve në Pakistan, Nigeri, Afganistan, Siri, dhe Irak terrorizmi po pëson një rritje dhe përhapje të vazhdueshme.
Gjatë 15 viteve të fundit sipas indeksit botëror për terrorizmin, I cili I publikua keto ditë, aktet terroriste jane rritur ndjeshem. Sot ka 9 here më shume të vrarë se në vitin 2000.
Grupi islamik Boko Haram dhe ISIS se bashku janë përgjegjës per 51% te vrarëve ne 2014-tën