Pak para nisjes së seancës për masën e sigurisë, Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas Klan News raportohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar mjekim me argumentin se vuan nga diabeti.
Ndërkohë sipas të njëjtave burime vijon të qëndrojë në spital Pano Kokoveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin nën akuzën për shitblerje votash.
Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Ndërkaq, Fredi Beleri u bë pjesë e debatit politik në mesjavë edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës.