Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, policia ka njoftuar se do të bllokohen disa akse rrugore në kryeqytet.
Mësohet se më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen akset:
-nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
-”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.