Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar teksa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur 140 deputetët e ardhshëm të parlamentit.
Kryeministri Rama iu bën thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre me votë.
“Mirëmëngjesi! Sot është Dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.