Vdekja e Adelajda Xhamanit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, sidomos miqtë dhe të afërmit e saj. Eraldo Rexho, miku i saj më i mirë edhe pse ka preferuar të qendrojë i heshtur në rrjetet sociale, sot mesa duket ka vendosur që për Adelën të flasë ndryshe. Siç bën me dije moderatori në emisionin e tij të pasdites janë ftuar 23 persona të cilët Adela i donte dhe i vlerësonte për të folur për gazetaren.
’23 njerëz, që ti i njeh, e i vlerëson do të flasin nesër për ty në programin tim zemra ime. Të dua shumë Adela’ ka shkruar ai krah postimit.
“Lart e Poshtë” mesa duket sot do të jetë plotë me emocione.