Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot dita e Shën Terezës, kush ishte Nënë Tereza e Kalkutës?

2018/09/05 at 10:27 AM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Sot dita e Shën Terezës, kush ishte Nënë Tereza e Kalkutës?

Nënë Tereza, mjafton t’i kujtosh emrin, për ta përfytyruar menjëherë të përkulur mbi trupat e njerëzve, të flakur, në fill të mortjes, në skajet e skutat e rrugëve të Planetit. Për botën, bij të mjerimit; për Nënën, bij të Zotit. Për botën, njerëz, pa kurrfarë dinjiteti! Për Nënë Terezën, përplot me dinjitetin e dhuruar nga vetë Zoti. Misioni i saj në periferitë e qyteteve të mëdha e të vogla e në periferitë ekzistenciale, mbetet përgjithnjë dëshmi e gjallë e pranisë së Zotit ndërmjet të varfërve. “Mendoj se ndoshta do ta kemi vështirë ta quajmë Shën Tereza. Shenjtëria e saj është aq pranë nesh, aq e ëmbël dhe e frytshme, sa dashur pa dashur do të vijojmë ta quajmë ‘Nënë Tereza’”. Me këto fjalë Papa Françesku e kujtonte Nënë Terezën, me rastin e shenjtërimit, më 4 shtator 2016.


Kush ishte Tereza e Kalkutës?

I thonë e Kalkutës. Po është edhe krenaria jonë! E Shqipërisë. E shqiptarëve! Ikonë feje për ne e për gjithë botën! E pohoi vetë, gjithnjë, me plot gojën “me gjak jam shqiptare!”. E shqiptarja 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, hyri në insititutin e Motrave të Zojës Loretos, ku mori emrin motër Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishti Fëmijë. As që i shkonte mendja asokohe se me të, Kisha do të kishte tri Shën Tereza të mëdha! U nis nga Shkupi – për në Irlandë e që aty, në Indi….

Misionaret e bamirësisë

Në vitin 1946, gjatë shtegtimit me tren, nëpër udhët e Indisë së largët, Nënë Tereza ndjeu “thirrjen në thirrje” që e nxiti të themelonte, katër vjet më pas, bashkësinë rregulltare të Misionareve të Bamirësisë, Kongregatë që do të njihej zyrtarisht nga kryedioqeza e Kalkutës.

Në botën e të varfërve

Në vitin 1948, motra imcake, gjithnjë me buzagazin e shndritshëm në fytyrë, veshi për herë të parë sarin bardh e blu e doli nga kuvendi, për të shkuar në periferitë e mjera të Kalkutës, pranë të varfërve më të varfër. Me Rruzare në dorë, u nis ta kërkonte e t’i shërbente Krishtit në njerëzit më të padashur, më të pakujdesur, më të flakur”. Pas pak shembullin e saj e ndoqën disa nga nxënëset. Njëra pas tjetrës… Derisa u bënë aq shumë sa “të pushtonin botën”.

Tërheq vëmendjen e botës

Pasi mori lejën nga Pali VI për ta shtrirë edhe përtej Indisë, veprimtarinë e Misionareve të Bamirësisë, popullariteti i motrës së vogël, me fe të fortë si shkëmbi, u përhap në të katër anët. Të gjithë shikonin sesi gruaja imcake, delikate, mbështjellë me sarin bardh e blu, po fitonte një nga një zemrat e gjithë njerëzve – e edhe zemrën e Botës! Besimtare e jo besimtare. E kjo bindje u thellua edhe më shumë, kur mediat nisën t’i kushtojnë vëmendje miqësisë së saj me Gjon Palin II.

Nobel për Paqen: Fjalim në mbrojtje të jetës

Admirimi për Nënë Terezën i kapërceu edhe kufijtë e fesë, aq sa shoqëria civile ta vlerësonte me Çmimin Nobel për Paqen, më 1979: “Për sherbimin në mes të të varfërve më të varfër”. Me këtë rast, e vetëdijshme se nuk po i fliste sallës, por vetë botës, Motra e vogël, gjithnjë buzagaze, e përdori fjalimin si mjet për t’i drejtuar njerëzve mesazhin kundër abortit. E famshme fraza: “Nëse një nënë arrin deri atje, sa të vrasë fëmijën e saj, e kush mund t’i ndalojë burrat t’ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?”. I madh, angazhimi i Nënë Terezës në favor të jetës, kundra abortit. Angazhim, që vijoi gjithë jetën. E nënvizoi edhe Gjon Pali II në homelinë me rastin e lumnimit: “Vijonte të thoshte – kujtoi Gjon Pali II – ‘Po të dëgjoni se ndonjë grua nuk do ta mbajë fëmijën e mendon ta abortojë, bindeni të ma japë mua. Unë do ta dua, duke parë në të një shenjë të dashurisë së Zotit”.

Lumnimi

Nuk kishin kaluar mirë as dy vjet pas vdekjes kur, me që fama e shenjtërisë së saj mori dhenë, Gjon Pali II lejoi hapjen e Çështjes së Shenjtërimit. Kështu, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e Lume. Në homelinë e rastit, Gjon Pali II theksoi: “Madhështinë e saj e shikojmë në aftësinë për të dhënë pa marrë asgjë, për të dhuruar “deri në dhimbje”. Gjithë jeta e saj ishte “Ungjill i gjallë” .

Trashëgimi i Motrës imcake, ikonë e dashurisë së krishterë

E gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës dëshmojnë gëzimin, që buron nga dashuria dhe vlerën e gjërave të vogla, të bëra me dashuri. E flasin edhe për pasurinë e pamasë, që i la trashëgim vendit ku pati lindur, Shqipërisë dhe mbarë botës. La pas motrat e saj, Misionaret e bamirësisë, që e mbajnë gjithnjë gjallë emrin e Nënës në mbarë botën! Kudo kalojnë engjëjt me sarin bardh e blu, aty është edhe Ajo. Sot më e fortë se kurrë, sepse ndërmjetësuese për të gjithë ne, nga qielli!/Vatikani News

Etiketa: shen tereza


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Frikërat sekrete që ka çdo mashkull, por nuk ja u tregon

Vajza e gjeni dot se çfarë i pëlqen atij pas marrëdhënies? E zbuloni tani!

Video/ Shqiptari rreh për vdekje shqiptarin në Brescia të Italisë

Video/ Shqiptari rreh për vdekje shqiptarin në Brescia të Italisë

Surprizon balerina Klauda Pepa, tani me një biznes në Itali

Klaudia Pepa pozon pa të brendshme, Ermal Mamaqi i lë komentin epik
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com