Një derbi shqiptar do të luhet në Selanik të dielën në orën 14:00.
Në të vertetë do të jetë një përballje mes dy futbollistëve të Kombëtares, Ergys Kaçes dhe Andi Lilës, njëri me Paokun dhe tjteri me Janinën.
Ata priten të jenë të dy në formacion duke i dhënë më shumë emocion kësa sfide.
Andi Lila mund ta quajmë pa frikë një makth për Paokun, pasi në përballjet e mëparshme i ka shënuar 3 gola, i fundit sezonin e kaluar.
Një takim emocionues, që do të përcaktojë edhe fituesin mes dy lojtarëve kuqezinj. (Sportal.al)