Aktualitet

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si ta zbuloni nëse jeni fitues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 07/05/22 |
Opi Nion

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të mund ta marrin sot përgjigjen nëse janë fitues apo jo, duke nisur nga ora 18:00.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën sotme dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023.

Për aplikantët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane  dhe janë në pritje të përgjigjes faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”,-thuhet në faqen zyrtare të Lotarisë Amerikane.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet Konsullore, për mund të klikoni këtu për të verifikuar nëse keni fituar.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021./Opinion.al

Pas