Besimtarët e fesë ortodokse kremtojnë ditën e sotme ‘Ditën e Ujit të Bekuar’ ose “Epifaninë”. Sipas besimit ortodoks në këtë ditë Jezu Krishti është pagëzuar në moshën 30-vjeçare nga Gjon Pagëzori në ujërat e lumit Jordan.
Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 Janar besimtarët ortodoksë bëhen pjesë e ritualit të “Ditës së Ujit të Bekuar”.
Për këtë arsye si ritual i kësaj feste njihet edhe hedhja e kryqit në ujë dhe më pas personi që arrin të gjejë kryqin do të jetë më fat gjatë gjithë vitit.
Kjo festë njihet gjithashtu edhe si ‘festa e dritave’. Edhe në vendin tonë besimtarët e fesë Ortodokse e kremtojnë ditën e “Ujit të Bekuar”përmes meshës dhe hedhjes së kryqit në ujë. /Opinion.al/