Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot Begaj zëvendëson Metën në Presidencë, agjenda e ceremonisë

2022/07/24 at 8:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot Begaj zëvendëson Metën në Presidencë, agjenda e ceremonisë

Duke filluar nga ora 19:30 Bajram Begaj merr detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Ilir Metën. Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit.

Ndërkohë që në orën 19.30 ëshjtë parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skënderbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Në seancë pritet të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare, përvecc deputetëve të Sali Berishës.  Partia Demokratike do të jetë e përçarë edhe në inaugurimin e Presidentit të ri.

Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse opozita do të marr pjesë në këtë ceremoni, pasi më parë bojkotoi votimin e Begajt.

Presidenti në detyrë Ilir Meta, u vendos në krye të shtetit më 24 korrik të 2017, disa muaj pasi ishte zgjedhur me propozim të socialistëve, u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota, në një kohë që opozita kishte dy muaj që bojkotonte.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota ne raundin të katërt, pasi tre raundet e para dështuan.

Pogrami i ceremonisë në presidencë

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Ju sugjerojmë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
Para
Trump pranon se mund të kandidojë për President: Garova dy herë, fitova dy herë

Trump pranon se mund të kandidojë për President: Garova dy herë, fitova dy herë

OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale

OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Vrau një person me thikë, lirohet disa ditë pas arrestimit vrasësi në Vlorë

Vrau një person me thikë, lirohet disa ditë pas arrestimit vrasësi në Vlorë

TE FUNDIT

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
9 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën. Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse...

Lexo më shumë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com