Aktualitet

Sot 71 vjetori i Clirimit të vendit, ja aktivitetet në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:18 - 29/11/15 |
b.f

TIRANE- Në 29 Nëntor Bashkia e Tiranës ka parashikuar një axhendë të ngjeshur me aktivitete, ku do organizojë edhe Ditën pa Makina dhe ‘Natën e Bardhë’. “Në datën 29 Nëntor do të kemi sërish një ditë pa makina, jo sepse i kemi inat makinat, porse siç atëherë u çliruam nga pushtuesit, sot duhet të çlirohemi nga një pushtues tjetër, që është smogu dhe ndotja në Tiranë”, tha Veliaj. Sipas tij, i gjithë bulevardi, Unaza e Vogël, do të jetë e mbushura me aktivitete, ndërkohë që në darkë do të vijohet me ‘Natën e Bardhë’. “Rikthejmë traditën e ‘Natës së Bardhë’ në Tiranë, ku do të kemi një koncert të madh në sheshin ‘Skënderbej’ me këngëtarin John Newman”, deklaroi Veliaj. Ndërsa për 103- vjetorin e Pavarësisë, Veliaj tha se: “Në datën 28 do të kemi ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin ‘Skënderbej’. Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e ceremonisë simbolike të ngritjes së flamurit në Tiranë, në të njëjtin moment që do të ndodhë në gjithë të Shqipërinë”.

Capture

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas