Aktualitet

“Soros ka sjellë drama të tmerrshme”,Berisha flet mbi librin e gazetarit amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 25/03/22 |
Opi Nion

George Soros dhe diskutimi mbi të është rimarr sërish nga ish-kryeministri Berisha, I pranishëm në prezantimin e librit “Njeriu pas perdes”,  të gazetarit amerikan Matt Palumbo.

Berisha e konsideroi Soroson armik të vlerave të demokracisë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi punën e gazetarit në evidentimin e rrjetit të miliarderit, që sipas Berishës ka shpërndarë deri më sot 32 miliardë dollarë.

“Ka korruptuar guvernatorë dhe ka sjellë drama të tmerrshme njerëzore në Tajlandë, në Indonezi, në Itali, në Britaninë e Madhe. Për kuriozitetin e shkrimtarit e them këtu se u detyrova të përzë dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria, për arsye se u kapën në flagrancë duke bashkëpunuar me rezidencin jugosllav në Tiranë. Por ajo që i vuri kapakun çdo gjëje ishte Reforma në Drejtësi”, deklaroi Berisha./Opinion.al

 

 

Pas