Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sorollatje nëpër zyra për të paguar vullnetarisht për pensionin minimal

2025/01/08 at 9:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sorollatje nëpër zyra për të paguar vullnetarisht për pensionin minimal

“Stop” është në Kombinat me zotin Kastriot Laraku, pasi ky i fundit prej disa muajsh, sorollatet nga një zyrë në tjetrën në degën e përfitimeve për pensionin e nënës. Kastrioti kërkon të bëjë një pagesë të kontributeve vullnetare, që e ëma të sigurojë një pension minimal.


Por përgjigjet që ka marrë kanë qenë të ndryshme. Përgjigja e degës së përfitimeve është se në total nënës së Kastriotit, i rezultojnë 12 vite e 9 muaj vitet pune, por te zyra e pagesës së kontributeve vullnetare, i japin tjetër shifër.

“Në Maj të 2023 jemi paraqitur tek zyra e Kontributeve Vullnetare për të se sa vite duhet të plotësonim në mënyrë që të përfitoni pensionin prej 15 vitesh, domethënë gjysmë pensioni. Dhe sipas llogaritjeve që ka bërë zonja Mirela që ndodhet tek Institucioni i Sigurimeve Shoqërore tha se mungojnë 16 muaj në total për të plotësuar 15 vite. U bë mbyllja e pensionit pastaj nga ana e zonjës, bëri kërkesë për përfitim pensioni, pritën 45 ditë kohën e përcaktuar dhe erdhi përgjigja që rezultojnë 12 vite e 9 muaj. U paraqitëm përsëri tek dega e Kontributeve Vullnetare dhe i thashë që më ka ardhur kjo përgjigje e nuk janë plotësuar 15 vite. Pensioni i fillonte mamit në 3 Tetor, do merrte dhe bonusin e fundvitit. Dega e përfitimeve thotë që janë 12 vite e 9 muaj dhe kur u paraqita tek dega e Kontributeve Vullnetare thonë 13 vite e 8 muaj. Të dyja janë institucione zyrtare. Kujt t’i besosh?! Asnjërës prej tyre nuk u besova kështu që vendosa që t’iu telefonoja ju mbase do e zgjidhnit ju”, tha denoncuesi.

Për të pasur një saktësim Kastriot Laraku shkon në zyrën e pagesës së Kontributeve Vullnetare dhe takon specialisten e quajtur Mirela, ku kjo e fundit refuzon të pranojë përgjigjen e degës së përfitimeve.

“Tani, me këtë llogaritjen që bëra unë me këtë periudhën, që kishe këtu, sipas llogaritjes time i del, që duhet të paguajë dhe 1 vit e 4 muaj. Kështu, kushdo që i ka bërë i ka bërë gabim dhe thuaj, që kaq është detyrimi, nuk kam 12 vite e 9 muaj, por kam 13 vite e 8 muaj. Të të kthej këtë përgjigje, se i bie të paguash më pak se kjo, i bie të paguash 1 vit e 4 muaj”, tha specialistja.

“Stop” shkoi në drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku kryetarja e degës së përfitimeve, Anila Take, saktëson se llogaritja bëhet nga kjo zyrë dhe diferenca, që duhet të paguajë Kastriot Laraku që e ëma të fitojë pensionin minimal, është 2 vjet e 4 muaj kontribute.

“Dega që llogarit vjetërsinë e punës. Nëse është e plotësuar vjetërsia e punës për të dalë në pension, është Dega e Përfitimeve që ajo drejton qytetarin në degën e kontributeve për të bërë pagesa shtesë në rastet kur është e nevojshme. Dhe në këtë rast zonja më 16 Dhjetor ka marrë një përgjigje nga Dega e Përfitimeve ku i është përcaktuar vjetërsia nga ne. Është bërë një keqinterpretim i kësaj shkrese nga Dega e Kontributeve që e kanë drejtuar për të bërë pagesë më shumë nga ajo çka ne e kemi drejtuar. Zonjës i kërkojmë ndjesë, ajo do të paraqitet përpara Degës së Kontributeve do të bëjë pagesën që e ka drejtuar Dega e Përfitimeve dhe nga momenti që do të bëjë atë pagesë fillon pensioni i zonjës”, sqaroi Anila Take./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç

Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç

“Në Snapchat ç’a nuk shikon”, Aldor Nini: Videot dalin në çdo platformë…

“Në Snapchat ç’a nuk shikon”, Aldor Nini: Videot dalin në çdo platformë…

“Sot është TikTok, pasnesër taktiku”, Zhupa: Rama e kishte ndarë, do ta mbyllte…

“Sot është TikTok, pasnesër taktiku”, Zhupa: Rama e kishte ndarë, do ta mbyllte…
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com