Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sorollatja e një babai/I vdiq vajza 18 vite më parë, gjendja civile e deklaron të gjallë

2017/06/29 at 12:17 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sorollatja e një babai/I vdiq vajza 18 vite më parë, gjendja civile e deklaron të gjallë

18 vite më parë familja Vojka u përball me vdekjen e vajzës së tyre nga temperatura e lartë. Një tragjedi e tillë zorë se kalohet, por puna vështirësohet edhe më shumë kur ke të bësh me një papërgjegjshmëri edhe nga ana institucionale. Edhe pse prej 18 vitesh e vdekur, vajza rezulton ende e gjallë në dokumenta, gjë e cila po e dramatizon situatën.


 

Denoncimi është bërë nga Zihni Vojka, të cilit i ka vdekur vajza në vitin 1999, në spitalin e Durrësit, për shkak të temperaturës së lartë. Ai tregon se për 18 vite me radhë ka rendur dyerve të zyrave të gjendjes civile dhe institucioneve kompetente, por pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Me gjithë një shkresë përcjellëse nga Kryeministria drejtuar institucioneve, ku u kërkohej të ndihmohej Zihni Vojka për të kryer procedurat e çregjistrimit të vajzës së vdekur, situata ka mbetur e tillë edhe sot e kësaj dite.

 

“Më presin e përcjellin sikur të mos jem njeri. Po kërkoj një shërbim për një problem që vetë shteti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur. Vajza ka vdekur që në vitin ’99 dhe akoma vazhdon sot të jetë në trungun familjar.

 

Pra, në certifikatën familjare rezulton edhe ajo që ka vdekur këtu e 18 vite më parë. Kudo që shkoj më nxjerrin justifikime dhe probleme, kam 18 vite që përpiqem dhe endem dyerve të institucioneve përgjegjëse dhe nuk kam mundur ta zgjidh këtë problem”, u shpreh babai i vajzës.

 

Kryefamiljari tregon se pas ankesës së tij Kryeministria u ka dërguar një shkresë institucioneve përgjegjëse për ta zgjidhur këtë problem, por sërish situata duket se nuk ka asnjë shpresë për zgjidhje.

 

Zihni Vojka tregon se disponon edhe disa dokumente, ku ish-kryeministri Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama, u dërgojnë shkresë institucioneve në Durrës që të verifikojnë dhe shqyrtojnë rastin e tij. Por, siç mësohet, tashmë është shumë vonë, pasi kjo çështje zgjidhet veç në gjykatë. Vojka është i papunë bashkë me të shoqen dhe ai thotë se nuk ka mundësi të hapë një proces gjyqësor.

 

Ai fajëson Bashkinë Sukth që nuk ia çregjistruan fëmijën brenda afatit dhe nuk e informuan në vitet në vijim se e vetmja rrugë ishte gjykata. Sipas tij, punonjësit e bashkisë i kanë përplasur derën dhe ka pak kohë që ai ka më- suar se kjo çështje duhej zgjidhur vetëm me proces gjyqësor.

 

Askush nuk e ka informuar atë për veprimet që duhej të bënte, ndërsa ai vetë nuk posedon njohuri juridike minimale që t’i kishte dhënë udhë vetë problemit të tij. Në këto kushte, 18 vite pasi ndërroi jetë, foshnja ekziston ende në certifikatën familjare.

 

“Konform ligjit, katër ditë pas vdekjes së foshnjës kam shkuar në gjendjen civile për të çregjistruar fëmijën, por nëpunësja e gjendjes civile, K. Xhafaj, më kërkoi 20 mijë lekë të rinj për të nisur procedurat. Unë kundërshtova, pasi procedurat nuk kërkojnë pagesë më vlerë aq të madhe. Ndërsa ajo refuzoi të kryente çregjistrimin, duke më thënë që pa para nuk bëhet asgjë. Nisëm të debatonim ashpër me njëri-tjetrin. Debatin e dëgjoi kryetari i bashkisë asokohe, pasi gjendja civile në Sukth dhe bashkia janë në të njëjtën godinë, i cili urdhëroi rojet të më nxirrnin nga bashkia. Më thanë që fëmija nuk do të çregjistrohet. Për të kërkuar të drejtat e mia iu drejtova policisë. Shkova për të bërë denoncimin, por edhe atje përgjigjja ishte e njëjtë. Sot e kësaj dite endem nëpër dyert e institucioneve për të kryer procedurat, si një e drejtë ligjore e secilit prej nesh”, shprehet kryefamiljari.



Ju sugjerojmë

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Era Istrefi tashmë “pjesë e kinemasë”, kënga e saj e famshme do të dëgjohet në filmin hit të kësaj vere

Era Istrefi tashmë “pjesë e kinemasë”, kënga e saj e famshme do të dëgjohet në filmin hit të kësaj vere

Këto katër shenja tregojnë se më në fund po përjetoni dashurinë e merituar

Këto katër shenja tregojnë se më në fund po përjetoni dashurinë e merituar

Ndeshja Botev Plodiv-Partizani/Ndalohen në Qafë-Thanë tifozët e armatosur dhe të dehur nga Bullgaria

Ndeshja Botev Plodiv-Partizani/Ndalohen në Qafë-Thanë tifozët e armatosur dhe të dehur nga Bullgaria
















TE FUNDIT

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
4 Qershor, 2026

SHBA-të presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e aeroplanëve dhe anijeve me dhe...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
4 Qershor, 2026

Shpërthen sërish kaosi në Qytetin e Meksikos, pikërisht një javë nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit. Në vend kanë...

Lexo më shumë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}