Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, deklaroi se BE-ja mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.
“Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, u shpreh ambasadori.
Ai foli edhe për reformën zgjedhore, duke përsëritur se ka ardhur koha për kompromis mes palëve.
“Duhet dialog për reformën zgjedhore, ka ardhur koha për kompromis. Qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë, duhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qeveria dhe opozita të takohen në mes të urës” u shpreh Soreca./Opinion.al