Kryesore

Soreca takim me Lulzim Bashën, zbulon çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 07/07/21 |
Opi Nion

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë si nga PD dhe nga Misioni i BE-së në vendin tonë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca, thekson se ka biseduar me Bashën për situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe Reformën në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot midis shefave të misionit të BE-së dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca./Opinion.al

Pas