Pas ambasadores Yuri Kim, në zyrën e drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ka shkuar dhe përfaqësuesi i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
Ambasadori Soreca i uroi suksese drejtoreshës Hajnaj në detyrën e re dhe ritheksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.
“Sot u takova me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj për të konfirmuar mbështetjen e BE dhe diskutuar prioritetet e BKH-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet për BE dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Puna e SPAK është thelbësore për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm”, shkruan Soreca./Opinion.al