Amabasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se Shqipëria ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese si dhe me reformën zgjedhore.
Por sipas tij, pavarësisht mungesës së Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria është shumë pranë plotësimit të kushteve për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.
“Ende pak punë përpara për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore, por tani Shqipëria është pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Evropia për e konferencën e parë ndërqeveritare”.-shkruan Soreca në Twitter./ Opinion.al