-Jetë dhe Stil

Soreca në 2416 metër lartësi, ngre flamurin e BE në Malin e Tomorrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 - 30/11/20 |
Opi Nion

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca është shkëputur nga angazhimet e Tiranës për një ngjitje në Malin e Tomorrit. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se në majën e malit ai ka gjetur dëborë,  ndërsa ka vizituar edhe Teqenë e Abaz Aliut.

“Ngjita e Malit të Shenjtë të Tomorrit ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Nga maja e 2416 metrave lartësi ju mund të shijoni dominancën e malit të shenjtë mbi peizazhin, është i bukur dhe shpirtëror. I përulur nga vizita në Teqenë e Abaz Aliut. I mrekulluar të zbuloja atë që cilësohej nga vendasit si “Tryeza e Zotave”, një platformë e gurëve të bardhë, rrethuar nga pishat dhe lisat”, shkruan Ambasadori Soreca, ndërsa tregon se përfaqësuesit e albania rafting e kanë shoqëruar në këtë vizitë./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luigi Soreca (@luigisoreca)

Pas