Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca është shkëputur nga angazhimet e Tiranës për një ngjitje në Malin e Tomorrit. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se në majën e malit ai ka gjetur dëborë, ndërsa ka vizituar edhe Teqenë e Abaz Aliut.
“Ngjita e Malit të Shenjtë të Tomorrit ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Nga maja e 2416 metrave lartësi ju mund të shijoni dominancën e malit të shenjtë mbi peizazhin, është i bukur dhe shpirtëror. I përulur nga vizita në Teqenë e Abaz Aliut. I mrekulluar të zbuloja atë që cilësohej nga vendasit si “Tryeza e Zotave”, një platformë e gurëve të bardhë, rrethuar nga pishat dhe lisat”, shkruan Ambasadori Soreca, ndërsa tregon se përfaqësuesit e albania rafting e kanë shoqëruar në këtë vizitë./Opinion.al
View this post on Instagram